34.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Meta vendos ‘kusht’ për zgjedhjet lokale: Opozita me kandidatë të përbashkët në të gjithë Shqipërinë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se i ka dërguar mesazh të qartë Sali Berishës që në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm të dalin me kandidatë të përbashkët pasi nuk janë në kushtet që të jenë të ndarë.

“Për zgjedhjet vendore kemi nisur përgatitjet dhe së shpejti do të mblidhemi për zgjedhjet që afrojnë. Është moment historik se Shqipëria do të ndahet nga një model një partiak. Çdo forcë politike ka ambiciet e saj për nivel të çdo bashkie dhe në këtë drejtim, kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD dhe të gjithë të tjerët.

Në mënyrë të padiskutueshme, për ne interesi kryesor është fitorja e opozitës, vendosja e demokracisë vendore. Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë u kthyen në bunker të vërtetë. Shihni pagat nëpër bashki.

Ka shumë më të punësuar në rilindje sesa ka patur në 400 e ca bashki e komuna. Është psikologji e tyre thjesht për efekte elektoralë. Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se Shqipëria ka nevojë ulëritëse për protesta dhe greva. Për këtë i referohet institucioneve arsimore turke që janë mbyllur me vendim qeverie për shkelje ligjore. Sa i përket paralajmërimit të PD për protesta dhe greva, Meta nuk dha një përgjigje konkrete se do të jenë pranë Sali Berishës.

“Lidhur me protestat, kemi thënë që vendi ka nevojë ulëritëse kudo dhe në cdo nivel që ka shkelje të ligjit, korrupsion, vjedhje, skena krimi e grabitje. Ju e keni parë që edhe për meritë të vendimeve të papërgjegjshme të qeverisë, çdo ditë ka protesta e greva të fëmijëve, nxënësve, parashkollorëve, prindërve, gjimnazistëve”, tha Meta.

Më tej, Meta deklaroi se Enti Rregullatori i Energjisë duhet të thirret në seancë dëgjimore në Kuvend.

Në një deklaratë për mediat, Meta u tha se ky institucion duhet të japë shpjegime në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë, për fashën mbi 800 kwh.

“Në emër të Partisë së lirisë, angazhohemi që përmes deputetëve tanë në Kuvendin e Shqipërisë, të kërkojmë që Enti Rregullatori i Energjisë të paraqitet në Kuvend dhe të japë shpjegime të hollësishme për të gjitha këto shqetësime të Konfindustrias, por që nuk janë thjesht të asaj, por të gjithë sipërmarrjeve, bizneseve dhe familjarëve”, theksoi ai.

Duke filluar nga 1 tetori, konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.

Çmimi do të aplikohet 35 lekë për kwh, për çdo kiliovat mbi fashën e caktuar 800 dhe 7 lekë tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x