Kohët e fundit, Ilir Meta ka bërë veprime mjaft të çuditshme në publik, të cilat kanë sjellë reagime të shumta dhe habi, duke ngritur shqetësim për gjendjen e tij emocionale.
Biznesmeni Gjergj Luca, gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se Meta ka humbur ekuilibrin e tij më të madh, Monikën, ndaj ka këto probleme.
Ylli Rakipi: Ilir Meta tani, ç’mendon ti Lucë? Doli në një studio, i ra edhe topit, pastaj u rrëzua…
Gjergj Luca: E kuptoni se çfarë fatkeqësie, se ky u kthye te emisioni. Ky panel është me rininë. E kuptoni se çfarë fatkeqësie është, se kush e ka drejtuar këtë vend për 34 vjet? E kuptoni se kë ka marrë seriozisht ky vend? E kuptoni se sa hallexhi është ai që më ngacmon mua për të mbajtur këto ekuilibra me këtë lloj llumi? Si mund të mbash ekuilibra për këta njerëz? A aspirojnë për ndonjë gjë në jetë këta? A kanë ndonjë ëndërr? Çfarë halli kanë ata për ju? Ky vend nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për ju dhe për ne, e vetmja zgjidhje është që të hyjmë në komunitetin europian.
Ylli Rakipi: Këtë Metën, nuk e ke parë që ngrihej edhe nëpër hekura?
Gjergj Luca: Ilir ka humbur ekuilibrin më të madh të vetin, Monikën. Monika është një grua shumë herë me e ekuilibruar se ai dhe Iliri ka për ta patur problem këtë humbje. E ka humbur sepse e ka humbur politikisht.
Ylli Rakipi: Po doktorin e ke parë në penxhere dhe a të vjen keq që është në penxhere? Ma ke thënë dhe në emisionin e parë, që Ndreka, ndjesë paste, e kishte mik doktorin dhe nuk doje të flisje.
Gjergj Luca: Saliu është kokrra e burrit, burrë më të fortë se Sali Berisha nuk ka. Ja ku e ke Sali Berishën dhe ja ku e ke gjithë rinia duke u varur te Sali Berisha për të hypur te dritarja dhe janë të gjithë të mbaruar, sepse vuajnë nga patologjia e dashnisë për doktorin. Doktori është burri më i fortë te ajo pjesë që i beson. Është burrë i fortë, a e mori partinë prapë?
- “Binaj, i pa (varur) i Berishës/ Leka: Ushtar i Saliut. Po zbaton të gjithë urdhrat që jep kryedemokrati - 21/10/2025
- Historia e rrallë, fshati i “1500 peshkatarëve” që krijoi skuadrën kampione të futbollit në Suedi - 21/10/2025
- Asgjë nuk udhëton më larg se mirënjohja/ Julia Paiva Hudinik, nusja që mbërriti në dasmë me kamionin e babait, si shenjë mirënjohje për mundin dhe sakrificat e tij - 21/10/2025