17.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

Messi tremb Argjentinën para Botërorit, sulmuesi dëmton ‘tendinën e Akilit’! Mungon për PSG

Lionel Messi tremb Argjentinën. 17 ditë nga nisja e Botërorit për skuadrën nga Amerika Latine, kapiteni dhe ylli i ekipit vuan një dëmtim në “tendinën e Akilit”. Messi nuk do jetë nesër në fushë për PSG, me kampionët e Francës që luajnë me Lorient në transfertë.

Stafi i Argjentinës është gjithë sy e veshë nga Parisi, me mediet në Francë që tregojnë se PSG e ka lënë pushim Messin për mos rrezikuar një dëmtim më të rëndë. Duket se lëndimi nuk është i rëndë, me “Pleshtin” që do rikthehet në stërvitje javës tjetër, për të marrë minuta në ndeshjen e radhës me Auxerre.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka marrë kontakte me lojtarin për ta pyetur për gjendjen fizike, me numrin 10 që Botërorin e ka eventin e fundit të madh me fanellën Albiceleste. Veç Katarit, Argjentina në gupin e Botërorit ka kundërshtarë Meksikën dhe Poloninë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x