Pas mbledhje së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri i vendit Edi Rama ishte i ftuar në ‘Real Story’ përballë gazetarit Sokol Balla ku komentoi zhvillimet politike dhe të drejtësisë në vendin tonë.
Për analistin Martin Leka, ngjarja e 21 janarit është prova e vërtetë për SPAK. Më tej, Leka tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi alibinë e Berishës që Rama ka kapur hallkat e sistemit gjyqësor.
“Një problematikë e madhe është fakti që pjesa e ish mazhorancës së atëhershme dhe opozitës së sotme bën akuza të tilla që vrasësi i vërtetë i 21 janarit është Rama që thirri protestën. Ngjarja prej 14 vitesh është e pazbardhur dhe e pahetuar, 21 janari është prova e vërtet për SPAK.
Rama ka shprehur qartë që nuk ndërhyn në sistemin e drejtësisë, vendimi i Kushtetueses rrëzon alibinë e Berishës që Rama ka kapur hallkat e sistemit gjyqësor. Kjo tregon që sistemi funksionon. Rama në përpjekjet për të mos futur duart në sistemin e drejtësisë ka lënë të kuptohet që është një absurditet dhe duhet të ketë një zgjidhje për mbarëvajtjen e drejtësisë.
Kryetari I bashkisë në kushtet ku ndodhet e ka të pamundur të zhvillojë detyrën e tij.” / abcnews.al /
- “Parlament të rëntë pika”, 10 vite larg politikës, Namik Dokle ka një mesazh për Kuvendin - 14/11/2025
- Operacioni për ndërtimet pa leje në Farkë, Koçiu: Listë e zezë për subjektet shkelëse, prishje ose konfiskim i tyre - 14/11/2025
- Vjosa Osmani sulmon BE, Presidentja e Kosovës: Jemi 97% pro-europianë, por na kanë bllokuar - 14/11/2025