19.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

Mbyllja e Gjykatës në Pogradec/ Nisin të largohen edhe avokatët, rritje kostosh për qytetarët

Në 1 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë në Pogradec pushon së funksionuari. Kjo pasi me hartën e re gjyqësore ajo mbyllet dhe transferohet në Korçë.

Por bashkë me gjykatën duke se qyteti liqenor nuk do të ketë më as zyra avokatie. Ky reaksion zinxhir ka prekur tashmë avokatët të cilët kanë nisur të transferojnë zyrat e tyre qoftë drejt qytetit më të madh të juglindjes së vendit qoftë edhe drejt kryeqytetit, për t’u përshtatur me mënyrën e re të punës së tyre. Ky fakt pranohet nga njëri prej avokatëve të qytetit liqenor, Endri Çela.

Mbyllja e Gjykatës së Pogradecit dhe largimi i avokatëve do shkaktojë gjithashtu rritje kostosh për qytetarët e për pasojë stepje të tyre për t’iu drejtuar gjykatës për shkak të largësisë dhe shpenzimeve. Sipas avokatit Çela, kjo situatë pritet të ketë ndikim negativ edhe në ekonominë e qytetit.

Avokati Çela shkon më tej kur thotë se edhe 600 çështjet gjyqësore që aktualisht ka Gjykata e Pogradecit do të vonohen për të marrë vendimet për shkak të ngarkesës që do të krijohet nga bashkimi me Gjykatën e Korçës.

Krahas Gjykatës së Pogradecit e cila transferohet në Korçë, gjithashtu edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec do t’i bashkohet prokurorisë së qytetit më të madh në juglindje të vendit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x