Në kuadër të përballimit të emergjencave dimërore dhe minimizimit të rrezikut për përmbytje të tokave bujqësore apo zonave të banuara, ka nisur puna në disa fshatra të bashkisë së Korçës për disiplinimin e përrenjve malorë, si dhe ndërtimin e betonizimin e disa kanaleve pritëse të ujërave të larta.
Thanas Tona nënkryetar i bashkisë Korçë bën me dije se ndërhyrje po kryhen në fshatrat Barç, Mborje e Drenovë.
Gjithashtu probleme ka patur prej vitesh edhe me erozionin e tokave. Edhe për këtë nga ana e bashkisë po ndërhyet në disa prej fshatrave si Dvoran, Voskop, Kamenicë e Pulahë.
Të gjitha këto ndërhyrje në vlerën e rreth 60 milion lekëve, bëhen me fondet e bashkisë Korçë. Punimet sipas Tonës pritet të përfundojnë brenda këtij viti, para nisjes së rrjeshjeve intensive të stinës së dimrit për të qënë në funksion e për të evituar rrezikun e përmbytjeve dhe dëmin e ekonomisë së fermerëve apo të banorëve në njësitë administrative.
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026