16.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026

Mbreti Charles III përzë të vëllanë nga Pallati Buckingham

Mbreti Charles III urdhëroi vëllain e tij Princin Andrew, Duka i Jorkut, të largohej nga Pallati Buckingham, raporton shtypi britanik.

“Mbreti e ka bërë të qartë se Pallati Buckingham nuk është më një vend për Princin Andrew. Fillimisht, zyra e tij u mbyll vitin e kaluar, dhe më pas dhomat e tij të fjetjes”, tha një burim i paidentifikuar për britaniken “Sun”.

Andrew i pëlqente dhomat e tij në Buckingham Palace, ku jetoi me bashkëshorten Sarah Ferguson, me të cilën u martua në vitin 1986, dhe ato ishin gjithashtu shtëpia e tij pas divorcit të tyre në 1996, sipas gazetës.

Disa vite me parë, Princi Andrew e gjeti veten në qendër të skandalit Epstein dhe u akuzua për abuzim seksual, gjë që bëri që ai të tërhiqej nga jeta publike. Në nëntor 2022, ai humbi gjithashtu mbrojtjen me pagesë policore të Buckingham Palace.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x