Mbërrin në Shqipëri agjenti special i Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy.
Mësohet se agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.
Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:
Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy.
Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri.
Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve.
- Leonardo da Vinci, gjeniu që e shndërroi artin në instrument për të depërtuar në sekretet e krijimit - 15/04/2026
- Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar - 15/04/2026
- Gegnishtja, gjuha e ndaluar që Marjana Koçeku kthen në Kuvend si një betejë për dinjitet, identitet dhe qëndresë - 15/04/2026