Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u caktua 3 vite shërbim prove, masë që zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.
Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024.
Mariela dhe Antonela Berisha fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.
Klea Prenga u dhënua barbarisht nga motrat Berisha gjatë kohës që po darkonte në një restorant në kryeqytet. Ajo u godit me sende të forta për motive banale.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Historia e rrallë, fshati i “1500 peshkatarëve” që krijoi skuadrën kampione të futbollit në Suedi - 21/10/2025
- Asgjë nuk udhëton më larg se mirënjohja/ Julia Paiva Hudinik, nusja që mbërriti në dasmë me kamionin e babait, si shenjë mirënjohje për mundin dhe sakrificat e tij - 21/10/2025
- Një foto për histori - 21/10/2025