Kelmendi, kjo andje adhurimi e paletit të flakërimit të ngjyrave dhe thellësisë së eterit, ky gur themeli i shpirtit të malësisë, mbetet një nga peizazhet më të pastra e më të paprekura të Shqipërisë veriore, mbetet lënda e hyjshme e zërit të qiellit dhe zemrës së tokës.
Aty ku tradita ruhet në çdo gur të shtëpive prej guri, e shpirtit prej mirësie të malësorëve, në çdo këngë që ngrihet nga zemra e njerëzve, dhe në çdo shteg që të çon drejt qiejve të lartë, natyra flet me një zë të thellë dashurie dhe krenarie.
Pamjet që vijnë në këtë post të Mirsad Bashës, nuk janë thjesht kartolina e bukur e stinës, por një ftesë për të parë me sy të shpirtit Shqipërinë e takimit me retë dhe magjinë e stinës, për të ndjerë frymën e saj të gjallë e për t’u kujtuar se bukuritë më të mëdha shpesh qëndrojnë aty ku njeriu është më pranë rrënjëve të veta.
Vjeshta e Kelmendit është një simfoni ngjyrash, e larmishmja e kolorit të ngrohta, ari i dritës mbi fushat, gjelbërimi që ende nuk dorëzohet, dhe bluja e thellë e qiellit që pasqyron qetësinë e maleve. Është një peizazh që nuk të fton thjesht ta shohësh, por ta ndjesh, ta përjetosh si pjesë të shpirtit kombëtar.
Një ngasje në magjepsjen vjeshtore që cytin këto pamje, mëtojnë se Malësia e Madhe nuk është vetëm një destinacion turistik, por një metaforë e shpirtit shqiptar, një pasuri që nuk shuhet kurrë në magjinë e stinëve.
Le ta ndjejmë brenda nesh këtë magji, frymëmarrjen e thellë të këtij Olimpi, për t’u ndjerë plot me thellësi dhe qiell, ngjyra dhe poetik, për ta pranuar dëshirimin dhe ëndrrën si pjesë solemne e këtij kremtimi stine.
- MAGJIA/ Vjeshta e flakërimtë e ngjyrave në Kelmendin magjepsës - 19/10/2025
- Video/ Liverpool-i është në kaos, kampionët e Anglisë munden në Anfield nga Man. United dhe shkojnë në 4 humbje radhazi - 19/10/2025
- Video/ Grabitja ‘spektakolare’ në Luvër, momenti kur autori i vjedhjes pret një vitrinë në galerinë Apollo - 19/10/2025