19.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

Macron vjen për herë të dytë në Tiranë, Rama: Tani na u hap koha…

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Macron është pritur nga Rama, ku i janë bashkuar 46 liderëve të tjerë nga bota në “Shtëpinë e Europës’.

Mediat raportojne se nuk kane munguar as batutat nga Edi Rama, referuar faktit se kur Macron mberriti prane samitit, pushoi edhe shiu.

“Tani na u hap dhe koha dhe samiti mund te vazhdoje” – tha Rama sipas mediave.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Rinas mesditën e kësaj të premte, ku u prit nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrat Pirro Vengu dhe Mirela Kumbaro.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e Macron në Tiranë, ku në këtë vizitë shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij Brigitte Macron. Macron vizitoi Tiranën për herë të parë në tetor të 2023.

Macron do të vijojë vizitën zyrtare edhe të shtunën e 17 majit, ku pritet që së bashku me kryeministrin Edi Rama të inaugurojnë edhe shkollën e teknologjisë “Ecol 42”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x