SHBA-të kanë mbyllur dy ambasada në Lindjen e Mesme dhe kanë zvogëluar praninë e tyre konsullore në disa vende të tjera, ndërsa sulmet vazhdojnë në rajon.
Siç raporton CNN, Ambasada Amerikane në Arabinë Saudite është mbyllur sot pasi objekti u godit nga dy dronë që dyshohet të jenë iranianë.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Kuvajt ka mbyllur dyert e saj “deri në njoftim të mëtejshëm”. Departamenti i Shtetit i SHBA-së më parë urdhëroi largimin e personelit qeveritar nga Kuvajti. Të hënën, videoja e siguruar nga Reuters tregoi tym që ngrihej nga zona përreth ambasadës amerikane.
Departamenti i Shtetit u ka kërkuar amerikanëve të largohen menjëherë nga 14 vende në rajon për shkak të “rreziqeve serioze të sigurisë”.
Gjithashtu u ka kërkuar personelit qeveritar të SHBA-së dhe familjeve të tyre të largohen nga vendet e mëposhtme:
Jordani
Bahreini
Katari
Iraku
Emiratet e Bashkuara Arabe
- Vrasja e liderit suprem të Iranit, Politico: Ja pse eliminimi i Khameneit nga SHBA e godet Putin “aty ku i dhemb më shumë” - 03/03/2026
- Pas lajmeve për sulm në “Ashraf 3” në Manzë, reagon zëdhënësi i kampit: Irani s’ka kapacitet teknik për të goditur Shqipërinë, është propagandë për luftë psikologjike - 03/03/2026
- Seanca në GJKKO për dosjen ‘Sterilizimi’, ish-ministri Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Dua që audioregjistrim të dëgjohet në sallë - 03/03/2026