Pak pas takimit befasues në odeonin e Basilikatës së Vatikanit ditën e sotme (26 prill), gjatë ceremonisë mortore të Papa Franceskut, mes presidentin amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, ka ardhur edhe reagimi i kreut të shtetit francez, Emanuel Macron.
Presidenti francez tha sot se ka pasur një bisedë “shumë pozitive” me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, se Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte dhe se i ashtuquajturi “Koalicioni i të Vullnetit” nën Francën dhe Britaninë do të vazhdojë të punojë për të arritur këtë, por edhe për një paqe të qëndrueshme, informon BBC.
“Përfundimi i luftës në Ukrainë. Ky është qëllimi ynë i përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, shkroi Macron në një postim në platformën X.
Dhe më tej ai vijoi duke shpjeguar se çfarë kanë sjellë bisedimet e fundit diplomatike:
“Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte. Presidenti Zelensky ma përsëriti këtë sot. Ai do të donte të punonte me amerikanët dhe evropianët për ta bërë të mundur këtë”.
- Sondazhi i dytë i ABC News dhe Angi Ricerche/ Minxhozi: Një prej kulmeve të vjetra të politikës po bie - 28/04/2025
- Sondazhi i dytë për zgjedhjet e 11 majit, 53.6 përqind vlerësojnë Edi Ramën si kryeministër - 28/04/2025
- Sondazhi i dytë për zgjedhjet në Real Story/ Cilët janë problemet kryesore të vendit, si janë përgjigjur shqiptarët - 28/04/2025