Shkrimtari Migjen Kelmendi vjen me romanin “Darka ndër bomba”
Lajmin e ka bërë të ditur vetë shkrimtari me anë të nja statusi në facebook:
“Jam i lumtun që mbas 25 vjete arrita me e shndërrue në tregim, me romantizue diçka të randë e të keqe si Lufta. Edhe sot m’doket si jerm, si anderr e keqe, e kam zor me besue vet, se le ma gjeneratat e reja. A ke a s’ke?! Dhe, këtu hyn tashti beletra, romani, vetëm si prrallë, si dëshmi e romantizueme, sepse – Asgja s’asht ma fantastike se realiteti. Une veç shtova diçka pak.
Promovimi i romanit, botue edhe kësaj here nga UETPRESS, asht t’Premten, me 15 Nandor, n’oren 11h, në Sallën Ovale të Panairit të sivjem të librit n’Tiranë. Shnet!
Po e sjelli nji fragment:
“Mbas ditës së parë të bombardimeve të NATOs, darka në Prishtinë u shtrojke veç kur u ndijshin uturimat e avionave të NATOs mbi Prishtinë. Nuk u hajke darka pa aviona e pa bomba. Vetëm atëhere, kur forcat e Kriminelit kishin urdhën me u tërheq kudo ishin, e me u mshef prej bombave të Aleancës, qytetarët merrshin frymë. Gjatë asaj kohe, që zakonisht zgatke ma së shumti diku prej orës 20h deri kah ora 23h, Prishtina u ngjallke, e shtrojke darkën, e qitke çajin, shkojshin ashtu krejt tuj u mshef e maje gishtave me ndejt te njani tjetri, e me nda shqetësimin dhe ethet që i kishin kaplue prej lufte. Secili e kishte ka nji ‘bensedin’ qetësues me vedi.”