12.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Lojtari i “dymbëdhjetë” i Botërorit

Nese ka diçka në botën e futbollit që është themelore, është padyshim Tifozeria. Janë ata që mbushin stadiumet me shpirtin, zërin, emocionin e tyre. Ata vijnë gjithmonë të përgatitur për të mbështetur ekipin e tyre në të gjitha mënyrat dhe shpeshherë janë shumë origjinalë me veshjet apo kërcimet e tyre.

Përmes skandaleve që jemi mësuar në botën e futbollit, që nga shitja e ndeshjeve apo edhe blerja e një Kupe Bote ata besojnë përsëri, besojnë që futbolli është i pacënuar, është i pastër ose më saktë ashtu duan ta besojnë pasi do ishte e pakuptimtë nëse do zhdukej magjia në shkallët e stadiumeve.

Kjo Kupë Bote na dha nga emocionet më të çuditshme deri tek ato më të forta me ekipe “big” si Gjermania, Belgjika, Spanja apo edhe Portugalia të eleminuara sikur të ishin skuadra të “dorës” së dytë e deri tek Maroku, “hirushja” e këtij Botërori, i cili tregoi pse futbolli është aq i bukur duke u bërë ekipi i parë i kontinentit afrikan që u bë pjesë e katër ekipeve më të mira të botës.

U dëshmua dhe njëherë dashuria që kanë tifozët për ekipet e tyre që jo më kot është ashtuquajtur “lojtari i 12-të”.

Ndiqni disa foto nga tifozeritë më origjinale që ishin prezente në “Katar 2022”:

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x