22.5 C
Tirana
31 / 10 / 2025

LIVE! Kërkoi anulimin e vendimit për zgjedhjet në Tiranë, GJK rrëzon Begajn. Vijon seanca për Veliajn

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja për Tiranën.

Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencën i kërkuan ‘Kushtetueses’ që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit pas ankimimit të Veliajt, pasi sipas tyre nuk u është dhënë kohë që të për argumentet.

“Ne kemi kërkuar të rimerret në shqyrtim çështja e kompetencës suaj për shqyrtimin e dekretit dhe të deklaroni mos kompetencë, sepse nuk mund të shqyrtoni një dekret të tillë. Po paraqesim sërish këtë kërkesë që të shpallni moskompetencë për shqyrtimin e dekretit… Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës. Pas kësaj kërkese trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendim.

“I qëndrojmë parashtrimit që kemi, mendojmë se Gjykata Kushtetuese është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e Presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave”,deklaroi pala mbrojtëse e Erion Veliajt.

Pasi trupa gjykuese u tërhoq dhe shqyrtoi kërkesën, vendosi ta rrëzojë në këtë fazë, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështje.

“Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha kryetarja e Kushtetueses.

Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt janë: Ermal Yzeiral dhe Alban Dokushi.

Përfaqësuesit ligjorë të Kryeministrisë janë: Erald Jonuza, Vangjel Duni, Irma Qosja.

Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës janë: Eriola Shija, Ilir Rusmali.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x