Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që preku disa vende të Azisë. Më shumë se 1700 persona kanë humbur jetën pas lëkundjeve sizmike në Mianmar, ndërsa mijëra janë evakuuar nga ndërtesat e plasaritura në Bangkok të Tajlandës, tre ditë pas tërmetit.
Kjo vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një apel të shpejtë për 8 milion dollar ndihmë urgjente, ndërsa grupet e ndihmës paralajmëruan për një krizë humanitare përkeqësuese në Mianmarin e shkatërruar.
Udhëheqësit ushtarakë të vendit po kryejnë gjithashtu sulme ajrore kundër një rezistence të armatosur që ata kanë luftuar për katër vjet me radhë. Numri i të vdekurve në Tajlandë është rritur në 18, ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për 76 punëtorë ndërtimi të bllokuar nën një ndërtesë të lartë të shembur, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, ekspertët në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më herët se tërmeti i fuqishëm mund të ketë shkaktuar mbi 10 mijë viktima. Sakaq, një tërmet i ri me magnitudë 7 rihter ka shkundur paqësorin, ndërsa në ishullin e Tongas është lëshuar dhe një alarm për tsunami. Banorëve u është kërkuar evakuimi i menjëhershëm.
- Libri nuk merr pushime - 02/08/2026
- In Memoriam: FRAN VORFI – ZËRI I PAVDEKSHËMI KËNGËS SË BURRAVE TË MIRDITËS - 01/08/2026
- Fenomeni “Lëvizja e Deçanit”, kur një ide e mirë kthehet në përçarje - 01/08/2026