11.5 C
Tirana
13 / 10 / 2025

Arti në zi/ Ndahet nga jeta Enver Petrovci, aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare aktori i mirënjohur, Enver Petrovci.

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor.

Fillimisht ai studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

I ndjeri kishte arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”, me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në ish-Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x