4.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

Lajm i rremë, nuk ka zjarr brenda zyrave të SHISH në Elbasan, ja çfarë ka ndodhur realisht

Rezulton i rremë lajmi i shpërndarë nga disa media për një zjarr brenda ambjenteve të SHISH në Elbasan.

Pas verifikimeve në terren është konstatuar se janë ndezur disa kazanë të mbeturinave ngjitur me murin e këtij institucioni.

As brenda oborrit dhe aq më pak brenda zyrave, nuk ka shenja të rënies së zjarrit, siç është raportuar.

Disa ditë më parë u përhap lajmi për zjarr në një avion në Rinas, por rezultoi gjithashtu informacion i rremë.

Tymi dilte nga një pajisje gjenerator e vendosur pranë avionit për punime rutinë.

Dita

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x