13.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Kurti para mediave: BE të ndërhyjë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh para mediave se  propozimi i BE-së që Kosova mos të shqiptojë gjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për të.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para mediave tha se shpreson se BE do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Duke theksuar “ se pas 8 orësh takime nuk kanë marrëveshje”.

“Nuk mund të shndërrohemi me liderë shtetërorë që merremi me çështje të targave dhe nuk diskutojmë për normalizim”, tha Kurti para gazetarëve, transmeton Express.

Për sa i përket që Serbia të pushojë emetimin e targave, Kurti tha se “kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë për të cilën jemi ftuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x