9.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

KUR EDHE “DAILY MAIL” E DO SHQIPERINE ME SHUME SE SA NE!

Nga Arben Manaj, Londër*

Qofte edhe per nje dite te vetme, por ja qe keshtu ndodh cuditerisht! O njerez, po na do edhe tablodi britanik tejet anti- shqiptare historikisht!

Nje shkrim fantastik i Daily Mail te Londres per mundesite e bregdetit shqiptar! Sa shume eshte dashur qe nje tablod i tille ksnefob ndaj gjithshkaje te huaj( shiko komentet e racisteve anglez per Shqiperine dhe shqiptaret poshte shkrimit deri tek propaganda greke ku u thone turisteve anglez mos coni mbesat nga Korfuzi ne Sarande se do ua rrembejne e nuk do i shikoni me.!!!!! dhe tipa te tille e hane kete ligesi turistike dhe me kaq pargjykim kurre mos ardhshin se ndyjne kete vend te bekuar nga Zoti si Shqiperia jone)

Por do thoja se ne shqiptaret te mos fshihemi pas parafabrikatit justfikues:kerkese-oferte, por te jemi me shume realist dhe mos na geryej brendanatashmeria dhe sotpersotshmeria e fitimit dhe te c’bejme kete reklame kaq te madhe qe i behet turizmit shqiptar ne mediat me kaq ndikim dhe lexueshmeri nderkombetare!

Ne kete mes, edhe qeveria ka merite, per propaganden dhe PR-in, por edhe faj sidomos me plazhet jo publike ne zhdukje, por edhe korrupsionin e shumeperfolur dhe gjobat qe u vihen bizneseve qe e transferojne kete fature tek pushuesit!

Me pas nuk do kete me media dhe propagande patronazhistesh te shpifur dhe kokebosh apo media qofte edhe kaq influencuese si ben sot ne menyre te pazakonte pro Shqiperise turistike, tabloidi britanik Daily Mail!

Qeveria ka rol te madh per te luajtur qe te kimioterapizoj grykesine shkaterrimtare te ketij hovi turistik qe te mos kthehet ne bumerang!

Se kur ne na do edhe Daily Mail i Londres edhe per njehere dhe nje dite te vetme, te pakten ne, te mos bejme Dialy Mail-in 364 te vitit!

*Marrë nga statusi në facebook

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x