14.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

KUR DASHURON POETI – GËTE

Nga Mitro Çela

Unë me Gëten jam “njohur” në gjimnaz.

Rreth 50 vjet më parë.

Prezantimin na e bëri mësuesi i letërsisë, shkrimtari Filip Ndocaj.

-Sipas programit,- tha profesori,-duhet të flasim për “ Faustin” e Gëtes.

Por mbyllni fletoret. Sot do u tregoj për një nga perlat e poezise gjermane :

“Elegji për dashurinë”.

-Gëte ishte 73 vjeç. U sëmur. Rëndë. Ethe. Flamë. E lanë doktorët. Nuk ja gjetën diagnozën.

Erdhi prifti.
Por ndodhi çudia.

U shërua. U përtëri. Nisi të shëtisi në park.

Atje pikasi një çupë. E bukur si vesa e mëngjezit.

-Dhe ndodhi marrëzia. Gëte 74 vjeç ra në dashuri.

Vetëm poetët mund të dashurojne në pleqëri.

-Dashuria e bëri djalë. Sajonte sebepe për ta takuar çupën.

I puthte dorën. E përqafonte.

E shihte në ëndërr.

-Në atë mot jetonte në Vaimar.

Prici e adhuronte.

I plotësonte çdo teke, burrit më të mëçur të Gjermanisë.

Gëtja ju lut princit:

-Dua të martohem. Vajza më do. Mamaja-dyshoj.

Bëhe mblesi im?
Princi ra në të
thella: marrëzi plaku! -Tha në fillim. -Dashuri poeti. -Tha në fund.

Dhe mori rrugën. Takoj mamanë e vajzës, e cila në rini ishte dashurur me poetin.

Ajo ngriti supet. Nuk tha as po e as jo.

Gëte e “lexojë” mesazhin si poet:

“Do kemi dasëm platonike…”

I marrosur nga dashuria vendosi të bëjë një udhëtim me karrocë.

Me vete mori edhe Xhonin. Sekretari rrobot.

Për 60 vjet redaktonte çdo gjë që krijonte poeti.

Karroca ecte.

Poetit i erdhi muza.

Shkruante. Në ethe. Në kllapi. I humbur. I lumtur. Me kokën mbi re.

Fijet e letrës i flakte. I rrëmbente sekretari.

Tre ditë rrugë. Tre ditë i frymëzuar.

-E doni dhe një fakt të bukur,- tha profesori.-Gëte kishte 20 vjet pa shkruar poezi…

-Brenda javës poezia u shtyp.

I pari e lexoi poeti.

Pas tij princi.

Pastaj Gjermania. Evropa. Gjithë bota.

Aq e bukur ishte elegjia, sa vete Gëte ra në “sevda”.

Për vetpoezinë, harrojë vajzën që i thuri vargjet.

E fshiu edhe muzën e poezisë.

-U pëlqeu,-tha profesori?-Mos më thoni-po!

Poezia nuk përshkruhet me fjalë.

Ajo recitohet! Por nguliteni në mendje:

Pa Gëten, Danten, Shekspirin dhe Eskilin, bota do ishte e dalë boje, si pardesyja ime.

Shënim.

Këto ditë lexova një novelë të Stefan Cvajg për Gëten.

“Elegjia e Marienbadit”.

Shkruar nga poeti gjatë udhëtimit për në Vaimar – 5 shtator 1823. Vajza që dashuroi poeti quhej Ulrika fon Levecov.

Ishte 19 vjeç.

Ja dy vargje:

Asnjë dyshim!
Tek dera e qiellit
vetë/
Ajo zgjat krahët
të më ngrejë përpjetë!

Poeti ishte 74 vjeç. Vdiq pas 7 vjetëve, pasi përfundoi punën e jetës: librin “Fausti”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x