17.5 C
Tirana
04 / 11 / 2025

Kupa e Shqipërisë në Volejboll/ Të shtunën ekipi i Skënderbeut përballen me Tiranën

Skënderbeu pas triumfit në kupën Pavarsia në volejboll për femra këtë të shtunë do të luajë ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Pas fitores me Teutën, korçaret luajnë edhe një herë tjetër në fushën e tyre, kësaj radhe me ekipin e Tiranës. Skuadër kjo e cila ashtu si Skënderbeu dhe Partizani janë skuadrat që kërkojnë trofeun e këtij viti.

Në kampionat lojtaret e trajnerit Orlando Koja kanë fituar në Korçë me volejbollistet bardheblu me rezultatin 3-1, por ky takim edhe për Kojën ndryshon nga ai i kampionatit.

Në ndeshjen që luhet të shtunën në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, trajneri ka të gatshme të gjitha lojtaret kryesore të ekipit, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë hapësira edhe për volejbollistet e stolit. E gjithë kjo pranon Koja do të ndodhë në varësi të situatave të lojës. Por për një pjesë të mirë të grupit të volejbollisteve do të ketë patjetër minuta në setet e kësaj ndeshjeje.

Nga grupi ku luajnë korçaret janë të gjitha gjasat që Skënderbeu dhe Tirana të renditen në vendet e para, ndërkohë që në grupin tjetër Partizani dhe Vllaznia janë ekipet që kërkojnë kalimin në ndeshjet e fazës finale të Kupës së Shqipërisë. Ndeshje të cilat do të luhen me sistemin vajtje-ardhje deri në përcaktimin e dy skuadrave finaliste.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x