Dita e parë e Kupës së Botës u çel me ndeshjen Katar – Ekuador e cila u mbyll me rezultatin e pastër 0 – 2 në favor të miqve ku ishte kapiteni Enner Valencia i cili gjeti rrjetën dy herë.
Dita e dytë rezervon 3 sfida ku siparin do ta çeli ekipi anglez i tre luanëve që do të luajë me Iranin për grupin B të kupës së Botës në “Khalifa International Stadium” në orën 14:00.
Nga ana tjetër ndeshje interesante është ajo e cila do të zhvillohet në “Al Thumama Stadium” në orën 17:00 midis Senegalit dhe Hollandës për grupin A, me hollandezët të cilët rikthehen në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit pas mungesës së “dhimbshme” në “Rusi 2018”.
Në mbrëmje SHBA do të sfidojë Uellsin e Gareth Bale në “Ahmed bin Ali Stadium” në orën 20:00, duke përmbyllur kështu ditën e dytë të Kupës së Botës Katar.

- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026