15.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Kulluri: Kandidati i PD nuk duhet të jetë i perfolur dhe i bërë pis…

Lidhur me kandidatin e PD për kryetar bashkie në Tiranë për zgjedhjet, ka reaguar  ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri.

Në një postim në rrjete sociale, ai shprehet se asnjë njëri i PD i përfolur për lidhje të dyshimta biznesi dhe i bërë pis në 5 vitet e shëmtuara të PD, 2017 deri në 2022, nuk mund të perballet si fitues ndaj Veliajt.

Postimi:

“Kandidati i PD për kryetar bashkie në Tiranë duhet të jetë person me integritet! As njeri i përfolur për lidhje të dyshimta biznesi me mazhorancën e as i bërë pis në 5 vitet me të shëmtuara të historisë së PD 2017-2022!

Njerez që s’besojnë me asgjë tjetër përvec karrierës së tyre politike përmes lloj-lloj intrigash dhe piruetash nuk mund të përballen si fitues me Veliajn!

Intuita, karakteri, vendosmëria dhe qartësia dhe mbi të gjitha ndershmëria qytetare e vënë Veliajn në pozitë të vështirë!

Fushata për primaret duhet të jetë një fushate ku të thuhen të gjitha! Lërini këto patetizmat që “fushata negative” përçan partinë! Remineshenca komuniste të solidaritetit të leshit!”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x