12.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Krimi i rëndë në Tiranë, ish-burri vrau me kallashnikov ish-gruan dhe motrën e saj

Një krim i rëndë ka tronditur Tiranën ditën e sotme, ku në zonën e Paskuqanit një person i identifikuar si Ramazan Hurda ka hyrë në shtëpinë e familjarëve të ish gruas së tij dhe i armatosur me kallashnikov ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 3 të tjerë të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa autori, i ngjarjes, Ramazan Hurda është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij tip ‘Benz’.

Alketa Hysa është njëra prej grave që kanë mbetur të vdekura nga të shtënat me kallashnikov nga Ramazan Hurda. Mësohet se Alketa Hysa është ish gruaja e Ramazan Hurdës .

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x