15.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Kreu i ARRSH-së: Rrugët që janë më problematike për shkak të intensitetit të madh të reshjeve

Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi tregon se si është situata në vend për shkak të reshjeve të shumta të shiut, që kanë përfshirë Shqipërinë që prej ditës së djeshme.

I ftuar në Euronews Albania, Berberi bëri me dije se problematika të mëdha ka pasur në rrugët sekondare në të gjithë vendin.

Në Shqipërinë e Mesme ai tha se erërat kanë qenë të forta dhe reshjet e shiut më të pakta, ndryshe nga zonat në veri.

“Për shkak të intensitetit të madh të reshjeve problematika ka pasur në zonën e Veriut, në Vermosh, Bogë, Milot, Burrel, Skuraj. Kemi pasur daljen e Bërdicës në zonën Shkodrës.

Ndërsa në zonën e Shqipërisë së Mesme kemi pasur rënie pemësh, reshjet e shiut kanë qenë me intensitet më të ulët, por era ka qenë shumë më e fortë. Në të gjithë Shqipërinë, akset sekondare kanë pasur problematika të mëdha”- shprehet ai.

Berberi tha se qytetarët nuk janë të rrezikuar. “Në të gjitha akset nacionale ne kemi patrulla që lëvizin pa ndërprerje në të gjithë aksin”- nënvizoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x