Juristi Kreshnik Spahiu tha se përjashtimet e deputetëve nga Enkelejd Alibeaj janë vazhdim i një taktike për të marrë nën kontroll Partinë Demokratike.
Sipas Spahiut, arsyeja e vetme pse Alibeaj përjashtoi 4 deputetët e PD nga grupi është heqja e mundësisë për shkarkimin e tij si kryetar i grupit dhe vendosjen e Ervin Salianjit.
Sipas tij, lufta që është duke u zhvilluar brenda PD është e paprecedentë për sistemin politik në Shqipëri dhe botë. Në një situatë të tillë, tha Spahiu, gjëja më e shëndetshme do ishte ndarja.
“Ligji e ka zgjidhur, atë në fakt e thotë Berisha shpesh, o ta çojmë drejt fitores ose të shkrihet ose të mbyllet. Një parti në të cilën përdoret dhunë ndaj njëri tjetrit është më e moralshme ndarja.
Kur një çift ka qenë i martuar 30 vjet, nëse nis dhunohet, tradhtohet, rekomandimi që i bëhet nga juristët është që divorci është i shëndetshëm”, tha Spahiu.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026