16.5 C
Tirana
23 / 10 / 2025

Kreshnik Spahiu: 27 shkurti do të jetë festa e serbëve, Kurti braktisi kauzën e fundit patriotike

Analisti Kreshnik Spahiu u shpreh se  takimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ishte hapi më i gabuar.

Në një lidhje me skype në Top Story, ai u shpreh se 27 shkurti është tashmë ditë feste për serbët, pasi  u hodhën themelet e një autonomie të tyre në Kosovë.

“Ky është debati më i rëndësishëm i vitit 2023, për ata shikues që na ndjekin dhe për ata që nuk janë nga Kosova dhe nuk jetojnë në Kosovë për t’jua shpjeguar shqip dhe troç .

27 shkurti do të jetë festa e serbëve, shkurti do të ketë dy festa, 17 për Pavarësisë  e shqiptarëve dhe 27 shkurtin festën e serbëve ku hidhen themelet e një autonomie të serbëve të Kosovës, për këtë arsye e quaj hapin më të gabuar dhe braktisjen e kauzës së fundit të Albin Kurtit në kauzat patriotike.

Pasi braktisi himnin, referendumin, flamurin kuq e zi, çështjen e targave licencave, arriti të bëjë marrëveshje me presidentin serb duke hedhur themelet e një autonomie të serbëve në Kosovë që ta kuptojnë çfarë do të thotë asociacion, vetëvendosje e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Spahiu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x