Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, një nga personat më aktiv në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ka kërkuar nga Putin që të përdorë armët bërthamore, pasi avancimi ka ngecur.
Këtë të hënë ka ardhur edhe reagimi i Kremlinit në lidhje me këtë kërkesë, duke e vlerësuar atë si “emocionale”. Reagimi erdhi nga zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov. Ai hodhi poshtë kërkesën e liderit çeçen, ndërsa tha se ajo emocionale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale dy ditë më parë, Kadyrov kritikon komandantët rusë që braktisën qytetin strategjikë të Limanit dhe kërkon nga presidenti Putin që të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore konvencionale ndaj Ukrainës.
“Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve të vogla bërthamore”, shkruante Kadyrov.
- Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën - 14/06/2026
- “E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit - 14/06/2026
- Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën - 14/06/2026