Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë në konsideratë një denoncim të Partisë Demokratike, për të hequr të gjitha materialet nga zyra elektorale pranë KZAZ 89 në Delvinë.
Sipas vendimit të KQZ, që u bë i ditur nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa, Partia Socialiste duhet të largoje të gjitha materialet, pasi zyra elektorale e tyre ishte në një distancë më afër se 300 metër nga KZAZ.
Zhupa thotë se KQZ i dha të drejta, ndërsa tha se Partia Socialiste shkeli ligjin.
“Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.
Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.
Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim”, shprehet Ina Zhupa.
- Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi… - 07/01/2026
- UJI NUK ËSHTË ARMIK I QYTETIT; ARMIK ËSHTË IDEJA SE MUND TA MUNDIM NATYRËN ME POMPA - 06/01/2026
- Zgjedhjet në Kosovë, për kë të votojmë? - 26/12/2025