5.5 C
Tirana
10 / 11 / 2024

Korçë, probleme me energjinë elektrike/ Moti i keq, nuk ka përmbytje, disa fshatra pa energji

Situata e ditëve të fundit me reshje të shumta shiu shoqëruar me erëra të forta ka sjellë probleme kryesisht në fshatrat e njësive malore të juglindjes së vendit. Problemet më të shumta kanë qënë me furnizimin e banorëve me energji elektrike.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se probleme ka pasur në disa fshatra të njësisë administrative Leskovik të bashkisë së Kolonjës. Probleme po ashtu ka pasur edhe në fshatra të njësisë administrative Lekas në bashkinë e Korçës dhe Dardhas në Pogradec.

Të njëjtat burime thanë se probleme me shkëputje të energjisë elektrike ka pasur në një pjesë jo të vogël të fshatrave në zonat malore por edhe në fushën e Korçës dhe atë të Maliqit.

Për shkak të erës së fortë problemet më të shumta kanë qënë në 5 fshatra të njësisë administrative Libonik të bashkisë së Maliqit, ashtu siç ka pasur ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike edhe në fshatrat e njësive administrative Moglicë dhe Gorë.

Po ashtu ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur edhe në disa fshatra të bashkisë së Devollit.

Grupe të OSHEE-së janë në terren për monotorimin e situatës, ndërkohë që grupe specialistësh janë duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike në fshatrat e njësive administrative Leskovik, Lekas dhe Dardhas.

Nga situata e ditëve të fundit nuk raportohen probleme përsa i përket infrastruksturës rrugore përfshirë edhe fshatrat e zonave malore.

Burime zyrtare thanë se situata vijon të jetë normale edhe në fushën e Maliqit ku pavarësisht reshjeve të ditëve të fundit nuk ka pasur përmbyjtje, kjo ka ardhur edhe për faktin se i gjithë sistemi kullues dhe ai i hidrovoreve ka punuar normalisht.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x