5.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Korçë, policia rrugore kontrolle intensive/ Gjatë janarit janë arrestuar 12 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 19 leje drejtimi

Policia Rrugore e Korçës, gjatë muajit janar ka ushtruar kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjithashtu ka patur monitorim të vazhdueshëm të akseve rrugore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore.

Gjatë muajit janar 2023, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore, janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po ashtu janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 9 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x