5.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

Korçë, mungesë mjekësh në zonat rurale/ Nevojiten edhe 8 mjekë të rinj për të plotësuar nevojat për staf shëndetësor

Për të plotësuar nevojat për ofrimin e shërbimit shëndetësor në të gjitha qendrat shëndetësore të bashkive Korçë, Maliq e Pustec të cilat janë në varësi të Njësisë Vendore të Kujdesist Shëndetësor Korçë, nevojiten edhe 8 mjekë të rinj.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i kësaj njësie Mikell Llogori, i cili pranon faktin e mungesës së mjekëve të familjes, por që sipas tij situata është menaxhuar duke mbajtur në punë mjekët pensionistë.

Sipas Llogorit situata është më problematike në zonat rurale, pasi shumica e të rinjve të diplomuar preferojnë të punësohen në zonat urbane, një pjesë e tyre nuk kthehen në Korçë, duke qëndruar në kryeqytet, ose kërkojnë mundësi studimi dhe punësimi jashtë vendit.

Mungesa e mjekëve të familjes ndihet më tepër në zonat rurale të këtyre tre bashkive të qarkut të Korçës, ku në mungesë të mjekëve shërbimi në këto qendra ofrohet nga infermierët, ose mjekët mbulojnë me shërbim disa qendra shëndetësore. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x