10.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

“Kontrabandë vaksinash”, Rama sqaron deklaratën: Ishte shaka, kemi bashkëpunim vëllazëror

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot deklaratën e bërë gjatë një vizite në universitetin e Bergamo, Itali, në lidhje me atë që ai u shpreh “kontrabandë vaksinash” me kryeministrin Di Maio.

“Jam i habitur që rrëfimi im për një sasi simbolike vaksinash që na u dha nga Italia në momentin më të errët të pandemisë mund të na frymëzojë që ta marrim seriozisht fjalën “kontrabandë” që përdora për të përshkruar me shaka një bashkëpunim vëllazëror që ka shpëtuar jetë, deklaroi kryeministri Edi Rama, sipas gazetës së njohur italiane ”Corriere della Sera”.

Ndjehem i detyruar të nënvizoj se ajo që raportoi shtypi për fjalimin tim të djeshëm në Bergamo për dërgimin e vaksinave nga Italia është qartë historia e një paradoksi që në asnjë rast nuk mund të interpretohet duke nxjerrë jashtë kontekstit një fjalë të përdorur me shaka”, theksoi Rama.

Këtë situatë saktësoi kryeministri shqiptar Edi Rama duke iu rikthyer fjalës së tij të djeshme në eventin “Kultura do të shpëtojë botën”, edhe në prani të kreut të Farnesinës, Luigi Di Maio.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x