Po mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.
Korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajramaj, raporton se Lista Serbe propozoi Sllavko Simiçin për nënkryetar, por nuk mori mjaftueshëm vota për t’i zgjedhur.
Simiçi mori 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime.
Deri në tre herë Lista Serbe mund të propozojë kandidatin e njëjtë.
Në rast se Simiçi nuk merr në tre raunde votat e mjaftueshme, Lista Serbe mund të kalojë në propozimin e një emri tjetër.
Por, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e tetë tetorit ka konstatuar se rregulli i propozimit të kandidatit të njëjtë deri në tre herë, në vetvete nuk mund të paraqet arsye për bllokim.
Kjo mund të shfrytëzohet nga Lista Serbe për të vazhduar me propozimin e njëjtë për më shumë se tre herë.
- “OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara - 20/01/2026
- Arsenal vazhdon të jetë perfekt, i imponohet dhe Interit në Champions League - 20/01/2026
- Gjykata shqyrtoi sot kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve, Rama kritika Kushtetueses: Skandal, marrin kompetencat e parlamentit - 20/01/2026