12.5 C
Tirana
16 / 10 / 2025

Konflikti mes 31 familjeve e Gjon Shkambit për ish-shkollën e Rezervave, ky është vendimi që po shqyrtonte gjyqtari Kalaja

Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja i cili humbi jetën sot gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit, po shqyrtonte një vendim pronësie, mes palës paditëse Gjon Shkambi dhe 31 familjeve, për pronën e ish-shkollës së Rezervave në Shkodër. 

Në momentin e leximit të vendimit, që i jepte të drejtë 31 familjeve, nipi i Gjon Shkambit Elvis Shkambi ka qëlluar me 4 plumba, 3 prej të cilave kanë goditur direct në gjoks gjyqtarin Astrit Kalaja. 

Vendimi që po lexonte gjyqtari Kalaja i referohej  një konflikti që daton që në vitin 1992 ku 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. 

Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar. 

Sot, gjyqtari Kalaja i ka dhënë fund kësaj historie, duke i dhënë të drejtë banorëve që jetojnë aktualisht në godinën e godinën e ish-shkollës së Rezervave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x