Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, foli për progresin e Shqipërisë drejt BE-së.
Kreu i qeverisë u pyet se cili do të jetë kapitulli më i vështirë për tu hapur dhe për t’u mbyllur me BE, ku u përgjigj duke thënë se nuk ka kapitull që është i lehtë me BE.
Sakaq nuk munguan as batutat e tij, duke thënë Shqipëria kërkon të martohet me Bashkimin Evropian, ndërsa shtoi se “ne duam të harrojmë të gjitha divorcet e së shkuarës”.
“Kam mësuar që s’ka kapitull apo paragraf që është i lehtë me BE. Çdo gjë duhet të kalojë në një shqyrtim të hollësishëm. Nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit ne presim siç e kam thënë, të hapim kapitujt. Komsionerja ndihmon vendin që të rritet, piqet, transformohet. Si një garantues për sundimin e ligjit, çdo gjë tjetër funksion. Për këtë grup kapitull s’është shumë i vështirë, pasi Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE për sa i përket diplomacisë. Të shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash, ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb. Ne duam të martohemi me BE, të harrojmë të gjithë divorcet e së kaluarës. Nuk ka kthim pas, ka vetëm rrugë para. Ne duhet tu japim shqiptarëve atë çka po presin, e presin me shekuj.”, u shpreh Rama.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026