Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e së enjtes.
Ai është thirrur për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për koncesionin e sterilizimit.
Kjo është hera e dytë që Cani paraqitet në SPAK. Më herët është thirrur për një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese.
Cani ka shërbyer si ministër Financash nga viti 2013 deri në vitin 2016, që përkon me nisjen e hetimeve për koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale. Daci bën me dije se Cani do të japë sqarime lidhur me një shkresë të firmosur në vitin 2015.
Herën e fundit që Cani u thirr në SPAK, më 30 Janar të këtij viti, ai dha përgjigjie sa i takon çështjes që ka lidhje me privatizimin e një furre.
Sot GJKKO ka lëshuar masa sigurie për 8 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë dhe ish-zv.ministrin Klodian Rrjepja. Për këtë të fundit është caktuar masa e arrestit me burg.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026