19.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

Koka në Stamboll, Trupi në Janinë, Turpi në Tepelenë!

Nga Arben Manaj

Para jo shumë ditësh sërish isha në Janinë për herë të dytë, thjesht si një tepelenas i apasionuar pas figurës sa karizmatike aq edhe kontraverse të të Madhit Ali Pashë Tepelena, sundimtarit unikal të Epirit, siç e quajnë grekët e atjeshëm atë pjesë të botës, të cilëve duket se historia u fillon dhe mbaron krenarisht me figuren dhe gjithçka që simbolizonte Ali Pasha!

Sot 101 vjet më parë, është dita e vrasjes së tij në 1822!

Tek varri i tij përballë Xhamisë “Fetije” në kalanë e Janinës i mbuluar me kuvli hekuri sikur kanë frikë nga çlirimi dhe gjema që mund të shkaktojë ringritja e tij, edhe pse u solla vërdallë disa herë në kërkim të një dedikimi se i kujt është ky varr edhe pse shumica e turistëve shkojnë atje për ta parë varrin pa kokë të njeriut që armiqësoi Portën e Lartë, por krijoi një vilajet indipendent, vetëm një shenjë në formë dritareje tregonte se ndodhej varri i tij!

E nëse nuk ishe tejet i kujdesshëm do e humbje orientimin dhe njohurinë për vendndodhjen e varrit të tij!

Edhe pse Ali Pasha është njeriu që të kujton si i dyti, një udhëheqës shqiptar, në errësirën e stërgjatur otomane, pas Skënderbeut, ai padyshim mbetet diplomati i parë tipik shqiptar që u mor me Napolonin, Mbretin e Anglisë, Carin e Rusisë e padyshim Portën e Lartë!

Edhe pse aktivitetin e tij politik e ushtarak e ushtroi në Janinë, një zonë e padefinuar qartë si Pjesë e Greqisë siç është sot, ka aq shumë relike, muzeume deri tek llulla e tij e famshme në ishullin në mes Liqenit të Janinës, thënë kjo, ai njihej si Ali Pashë Tepelena, e jo Janina, sepse ishte prej andej, një e hedhur guri larg nga fshati i gjyshërve të mi, sërish ndihesh tmerrësisht keq sa pak ne në Shqipëri kemi për një figurë të tillë të privatizuar nga grekët!

Kemi një kala e cila së fundmi është mirëmbajtur por që ka nevojë të kthehet në një “Mekë” të krenarisë shqiptare përmes shndërrimit të saj në një qendër të vërtetë muzeale!

Dhe kjo fillon me rindërtimin e Sarajeve ku ai jetonte kur qendronte në Tepelene e deri tek rikonceptimi i Kalasë e cila mund të shndërrohet të paktën sa gjysma e asaj të Janinës! Maketet ekzistojnë të këtyre sarajeve! Shumë artifakte dhe relike, armë, jataganë a veshje të kohës, jam i sigurt se ekzistojnë nëpër Shqipëri nga ajo periudhë. Sepse s’ka përse një pikturë e jashtëzakonshme e një piktori modern shqiptar të jetë në Muzeun e Ali Pashës në Janinë e jo në Tepelenë, ku nuk ekziston!

Falë Zotit marrëdhëniet i kemi shumë të mira me Stambollin dhe mund të gjurmojmë dhe kerkojmë shumë objekte dhe dokumenta në arkivat otomane nga ajo kohe, përse jo akoma më me ngulm se Berisha, edhe koken e Ali Pashës të cilët turqit nuk është se e kishin xhan!

Edhe ca elemente nga aktiviteti dhe ndërveprimi i tij politiko-diplomatik me qendrat e mëdha të vendimarrjes së kohës, përfshi edhe ato britanike si ato me Lordin Bajron, shumë lehtë mund të përbëjnë pjesë të këtij muzeu në Kalanë e Tepelenës, për njeriun më të famshëm të këtij qyteti dhe ndër më të njohurit në Shqipëri! Edhe pse qeveria aktuale ka bërë jo pak për kalanë e Tepelenës, por kjo është shumë pak nga sa kerkohet dhe janë mundësitë!

Lord Bajron

Por kjo iniciativë do vizion kulturor, dashuri qeveritare përtej asaj edhe ndaj Tërmet Peçit apo Mero Bazes se për mua ska e ska, që udhëheqësi artist i Shqipërisë s’po di ta prioritarizojë sa duhet trashëgiminë e saj historike dhe të një qyteti dhe birit të saj të lavdishëm, që as turqit as grekët nuk ja hoqën dot fjalën Tepelena nga emri i tij!

S’kemi pse lodhemi aq shumë për fshatra turistik nëpër humbëtira shqiptare kur kemi kryeqendra historike e turistike të shndërruara në fshatra turistike si Tepelena të cilës i kalojnë tangent shqiptare e të huaj!

Pena.al

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x