90 vite më parë është krijuar Klubit i Futbollit të Pogradecit. Në kuadër të këtij përvjetori drejtuesit e klubit organizuan një aktivitet duke përkujtuar edhe figurën e ish portierit, trajnerit dhe drejtuesit për shumë e shumë vite Thanas Papa. Në nder të tij është zhvilluar një ndeshje mes të rinjve, ku ekipi fitues mori kupën “Thanas Papa”.
“Nderim dhe respekt në këtë përvjetor për të gjithë brezat, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të pakursyer dhe kanë inspiruar breza sportistësh dhe sportistë të suksesshëm ndër vite”, është shprehur ndër të tjera Kopi Gusho, shef i Klubit Sportiv Pogradeci.
Për djalin e Thanas Papa, kjo kupë është vlerësim i shtuar për të atin, i cili 50 vite të jetës së tij ia kushtoi sportit.
Klubi Sportiv Pogradeci, është një nga klubet e para shqiptare themeluar në vitin 1932.
Që nga themelimi klubi ka arritur të fitojë 3 herë Kategorinë e Parë dhe 1 herë Kategorinë e Dytë. Aktualisht ekipi ndodhet në vendin e parë në Kategorinë e Dytë me objektivin kryesor rikthimin e menjëhershëm në Kategorinë e Parë.
- Burgu, si idol, më lart se liria - 06/11/2025
- PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së, rikthehet Arben Ristani. Sa vota morën 5 anëtarët - 06/11/2025
- Rriten tensionet Rusi-SHBA, Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore. Kievi: Flamuri ukrainas u ngrit në Pokrovsk - 06/11/2025