Presidenti Bajram Begaj ka uruar Klodjan Brahon për marrjen e detyrës si kreu i ri i SPAK.
Në një reagim në rrjetin social “X”, Begaj shprehet se drejtimi i SPAK është përgjegjësi e lartë, dhe mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
Begaj nënvizon se SPAK nën drejtimin e Dumanit, ka dhënë rezultate konkrete.
“Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim.
Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin“-shkruan Bajram Begaj.
- “Nëse preferoni mund të…”/ Ç’ndodhi gjatë bisedimeve në Gjenevë mes ministrit Iranian, Kushner dhe Witkoff - 03/03/2026
- Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për… - 03/03/2026
- “Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin… - 03/03/2026