9.5 C
Tirana
15 / 01 / 2026

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të lirojnë menjëherë Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro, i kapur nga forcat speciale amerikane në Karakas.

“Kina u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të garantojnë sigurinë personale të Presidentit Nicolas Maduro dhe gruas së tij, t’i lirojnë ata menjëherë dhe të ndalojnë përmbysjen e qeverisë venezueliane”, tha Ministria e Jashtme kineze në një deklaratë, duke e quajtur sulmin një “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të hënën mbi operacionin e SHBA-së kundër Venezuelës, tha të shtunën presidenca e këshillit.

Në përgjigjen e tij ndaj ndërhyrjes ushtarake amerikane në vendin jugor amerikan, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha në një deklaratë se është thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi në Venezuelë.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x