Ukraina vijon të mohojë lajmet se është ajo që fshihet pas sulmit të një dite më parë të urës së Krimesë. Konfirmimi vjen për mediat e huaja nga këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak.
“Shpërthimi në të ashtuquajturën urën e Putinit, sipas mendimit tonë është një operacionin i brendshëm i shërbimeve sekrete ruse”, sqaroi Podolyak, duke shtuar se “të gjitha operacionet, si vrasja e vajzës së Dugin, shpërthimet në gazsjellësit e Nord Stream dhe shpërthimi në urën Kerch mbajnë firmën ruse”.
Ndërkohë Rusisë nuk i del e keqja me Shtetet e Bashkuara të cilat sipas autoriteteve në Kremlin vijojnë të furnizojnë me armë të rënda, të dhëna sekrete nga satelitët apo dhe këshilla për të vijuar aktet e dhunës ushtrinë ukrainase.
“Të gjitha këto e përfshijnë në konflikt. Shumë ekspertë perëndimore vlerësojnë se SHBA po zhvillojnë një ‘luftë me prokurë’ me Rusinë në Ukrainë”, u shpreh diplomati i ministrisë së jashtme ruse, Alexei Polishchuk në një intervistë për TASS.
- Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së - 17/08/2026
- “Duam Championsin dhe gjithçka tjetër”, Rodri mbërrin në Barcelonë: Të luaj për këtë ekip është një ëndërr - 17/08/2026
- Rodri bën gati valixhet për në Barcelonë, zbulohet i gjithë itinerari deri në zyrtarizimin e lëvizjes më të madhe të verës - 17/08/2026