Këshilli i Europës i hapi dritën jeshile zbatimit të modelit të marrëveshjes së 6 nëntorit 2023 mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, një hap që u përshëndet nga nismëtarja Giorgia Meloni, e cila mendon se kjo legjitimon qasjen e tyre për menaxhimin e dyndjeve.
“Dita e djeshme në Kishinjev tregoi se ajo që vetëm një vit më parë shkaktonte diskutime, sot është bërë një parim i ndarë mes 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Italia dhe Danimarka janë mes 9 vendeve anëtare të unionit që vitin e kaluar hartuan deklaratën e miratuar të premten me mbështetjen e gjithë vendeve anëtare të Këshillit të Europës.
Vendimi është një mbështetje politike për modelin e qendrave të dëbimit në vende të treta, të emigrantëve të jashtëligjshëm që nuk përmbushin kriteret e përfitimit të azilit në vendet e Bashkimit Europian.
Qeveria italiane kërkoi ndihmën e strukturave të unionit dhe më gjerë për vënien në zbatim të këtij plani pas pengesave të njëpasnjëshme nga gjyqësori italian, i cili ka bllokuar dërgimin e emigrantëve me argumentin se si vendet e tyre të origjinës, ashtu edhe ato ku ndërtohen kampet nuk garantojnë zbatimin e plotë të të drejtave të njeriut për ta.
- Flamingot deshën të rinonin protestën, por ‘plakën’ studentët - 13/10/2026
- Lajm i fundit/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) - 13/10/2026
- “Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces! - 13/10/2026