25.5 C
Tirana
17 / 06 / 2025

Kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, seanca për Veliajn do të mbahet më 8 korrik

Më 8 korrik, në orën 12:00, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule. Ata kërkojnë ndryshim të masave të sigurimit.

Ndërsa sot në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet edhe seanca për informacionin 2 mujor për Veliajn. Në këtë seancë, SPAK i jep llogari gjykatës për çdo veprim hetimor që ka kryer gjatë kësaj periudhe kohore.

Kujtojmë se relatore e çështjes ndaj Veliajt është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.

Veliaj depozitoi rekursin më 19 maj 2025, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO, për masën e “arrestit me burg”. Rekurs në GJL kanë bërë edhe disa prej biznesmenëve të përfshirë në çështje, ndërsa bie në sy mungesa e emrit të bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Për të, gjykata vendosi një masë më të butë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Kryetari i bashkisë Tiranë u arrestua më 10 shkurt të këtij viti.

Screenshot_4

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x