11.5 C
Tirana
31 / 03 / 2026

Kërcënuan me jetë biznesmenin në Cërrik, heshtin 3 të arrestuarit

Heshtin para grupit hetimor 3 të arrestuarit për kërcënim ndaj biznesmenit Eral Myftari në Cërrik. Ata nuk kanë pranuar të tregojnë asgjë në dëshminë e tyre në polici. Babë e bir Shaqir dhe Algert Alcani si dhe Edmir Boçi u vunë në pranga nga Policia e Elbasanit për kanosjen e administratorin e kompanisë ALMEX WOOD Eral Myftari.

Këtij të fundit i kishin thënë se donin ta vrisnin atë dhe familjarët e tij nëse nuk do të tërhiqej nga një tender. Bëhet fjalë për një tender të dhënë nga Bashkia e Tiranës me vlerë 1 milionë Euro për blerjen e lëndëve drusore për shkollat e kryeqytetit. Tenderi i zhvilluar në muajin Tetor dhe është fituar nga kompania e Myftarit, ndërsa në garë ishte edhe Alçani shpk.

Babë e bir, përfaqësues të kompanisë Alçani bashkë me dy persona të tjerë sipas policisë e kanë kërcënuar biznesmenin nga Cërriku që të largohej nga konkursi. Por Myftari nuk ka pranuar duke bërë kallëzim për rastin.

Mësohet se policia i ka mbajtur nën vëzhgim prej 1 muaji 3 të arrestuarit dhe një 38-vjeçar që është shpallur në kërkim dhe sipas bluve është e faktuar se biznesmeni është kërcënuar. Gjatë operacionit u sekuestruan 8 aparate celularë si dhe automjetin që është përdorur nga autorët.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x