Ambasada Amerikane në Shqipëri ka postuar foton e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin e SHBA, Joe Biden. Në postim shkruhet se Presidenti Biden dhe Kryeministri Rama janë në Nju Jork këtë javë me udhëheqës të tjerë botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë krahas fotos, Ambasada ka zgjedhur të publikojë edhe deklaratën e ambasadores Yuri Kim për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara.
“Si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës. Prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore; përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; dhe zbatimin e Kartës së OKB-së dhe dhënia formë të ardhmes së OKB-së.” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026