Drejtoria e Doganave ne Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije dje në pikën kufitare “Deve Bair” në kufi me Bullgarinë kanë kapur 60 kiogramë kanabis. Sipas mediave maqedonase, droga kap vlerën e 240 deri në 300 mijë eurove.
Droga u gjet brenda një mjeti me targa rumune, ndërsa 64 pakot me drogë ishin fshehur në vende të posaçme.
“Dje pasdite në dalje nga vendi, ekipet mobile të Departamentit te Operacioneve nga Departamenti i Kontrollit he Hetimeve, gjate kontrollit doganor te një veturë me targa rumune të drejtuar nga shtetas rumune, zbuluan 64 pako me lende narkotike marihunae ne bunkere te prodhuar posaçerisht ne automjet, me peshe totale 60 kilograme.
Droga dhe automjeti janè konfiskuar, ndersa personat jane ndaluar dhe i jane dorezuar Departamentit te Hetimeve per veprime te metejshme. Ndaj dy personave eshte parashtruar kallezim penal ne Prokurorine Themelore Publike kompetente dhe ndaj tyre eshte caktuar masa e paraburgimit,”- thone nga Drejtoria e Doganave.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025