29.5 C
Tirana
07 / 09 / 2024

Kadilli: “iDE”, derë e hapur për ata që nuk besojnë as tek Berisha, as tek Basha

Fatbardh Kadilli ka shpalosur planin e forcës së re politike Inisiativa Demokratike. Duke folur në A2 Cnn, Kadilli tha se iDE ka për qëllim të heqim dorë nga Kryetarokracia, të heqim dorë nga modeli politik që kemi ndërtuar dhe trashëguar këto 30 vjet, që e kemi mbrojtur me hilet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, që i jemi nënshtruar dhe ne si politikanë me kompromiset tona. Detyra ime që kam tre vjet në betejë të barabartë si ndaj Berishës ashtu dhe Bashës, detyra e atyre që e kuptojnë që Berisha dhe Basha janë rrugë qorre, të dështuara, detyra e atyre që duan ndryshim është të bashkohemi në këtë Inisiativë politike që vendos një komunikim të ndershëm me qytetarët.

Detyra e jonë si politikanë që kemi notuar në kënetën e kësaj politike është t’i kthehmë borxhin shoqërisë. Ftesa ime është për çdo politikan të opozitës, për çdo zë publik, – Ejani të bëjmë një opozitë ndryshe. Së bashku mund të ngremë një lëvizje politike që mund të na çojë në një formqcion politik. Suksesi varet nga sa të zot do të jemi për të ndërtuar diçka që i përgjigjet shoqërisë. Pyetja nuk është a duhet një parti ndryshe. Pyetja është çfarë duhet të bëjmë ndryshe në politikë, si e garantojmë shqiptarin se ne do ndërtojmë një shtet më të drejtë, më të mirë. Si do t’i ndërtojmë një shtet që i garanton lirinë insividit, që i garanton të drejtat sociale qytetarit.

Kjo është mundësia e vetme përballë partive si ajo e Ramës, Berishës, Metës.

Në se ka një sinkron mes shoqërisë dhe lëvizjes politike iDE atëhere ka një mundësi që një formacion i ri politik t’ia dalë përballë Ramës, Berishës, e kujdo tjetër. Një lëvizje mund të krijojë parti, një parti nuk krijon dot lëvizje.

Unë konsultohem me deputetë dhe jo deputetë. Tek të gjithë është i qartë mosbesimi dhe dështimi i pritshëm. Por, janë egot personale që i mbajnë të lidhur tek llogaritë e karierës. Shumë të tjerë janë bërë politikanë nga posti i dhuruar dhe nuk kanë guximin për të provuar diçka vetë. Ftesa ime është: Ejani të bëjmë betejën tonë. Boll në rreshta për betejat e udhëheqësve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x